
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme e ka nisur me pamje nga spitali i ri Intern në korpusin spitalor të Traumës.
Rama shkruan se spitali është drejt përfundimit dhe se ka standardet më të mira që do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme si dhe do të ketë për herë të parë një qendër konsultash të dedikuar.
“MIRËMËNGJES dhe me Spitali e Ri Intern në korpusin spitalor të Traumës tani drejt përfundimit, rindërtuar me standardet më të mira që do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme si dhe do të ketë për herë të parë një qendër konsultash të dedikuar, ju uroj një javë të mbarë ” shkruan Rama në postimin e tij.






