Izraeli përshkallëzoi sulmet mbi Rripin e Gazës gjatë natës, duke hedhur më shumë se 1 mijë bomba. Ushtria e Izraelit tha se objektivi ishin tunelet e Hamasit.

Por pati tension dhe panik mbrëmjen e kaluar, kur u tha se trupat tokësore të Izraelit kanë hyrë në Gaza. Më vonë, një zëdhënës i ushtrisë e tërhoqi këtë deklaratë.
Megjithatë mijëra trupa izraelitë janë vendosur përgjatë kufirit.
Nga ana tjetër, përplasjet në rrugë mes arabëve dhe hebrenjve vazhduan në qytetin e Lodit. Hamasi po ashtu ka hedhur qindra raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit. Disa raketa u hodhën edhe nga Libani.
Për momentin thirrjet për armëpushim nuk kanë gjetur mbështetje







