Jetë/stil

FOTO/ Zbulohet e dashura e re e Elon Musk

Elon Musk i dha fund lidhjes me Grimes në shtator të vitit 2021.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar kudo thashetheme se njeriu më i pasur në botë ka nisur një lidhje të re dashurie me aktoren Natasha Basset.

Image

Një burim pohoi për “Daily Mail” gjatë fundjavës se Bassett, e cila u fotografua së fundmi duke dalë nga avioni privat i Musk në Los Angeles – ishte takuar me CEO-n e “Teslas” për disa kohë dhe se ata ishin “miq në fillim dhe u lidhën pasi ai u nda me Grimes”.

Image

Në vitin 2017, Bassett luajti në filmin biografik të paautorizuar të jetës së Britney Spears, “Britney Ever After”.

Edhe pse shumë fansa e kritikuan filmin në atë kohë, Bassett këmbënguli se filmi ishte një “histori feministe në thelbin e tij” dhe shpresonte që Spears të jepte pëlqimin e saj.

Image

Bassett lindi në Sydney, Australi dhe mori pjesë në audicionin e saj të parë në moshën 14-vjeçare, ku mori rolin kryesor në Teatrin Australian për produksionin e të rinjve të “Romeo dhe Zhuliet”.

Ndërsa ishte në shkollë të mesme, ajo u shfaq në shfaqjet televizive australiane duke përfshirë “Rake” (2010), “Cops LAC” (2010) dhe “Wild Boy” (2011).

Image

Bassett do të luajë gjithashtu të dashurën e parë të Elvis Presley-t, Dixie Locke, në filmin biografik për mbretin e rock & roll-it.

Në film marrin pjesë edhe Austin Butler dhe Tom Hanks.

Image

Ajo ka interpretuar së bashku me George Clooney, Scarlett Johansson dhe Channing Tatum në “Hail, Caesar!” në vitin 2016.

Bassett është po ashtu skenariste dhe regjisore.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top