Kronikë

FOTO/ Vrasja në Ksamil, viktima pronar i një biznesi

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Burime nga policia thanë se, Gramoz Mema, me origjinë nga Tepelena, por që jetonte prej vitesh në Ksamil është qëlluar në kohën kur po kthehej në banesën e tij.

Mema njihej në zonë si pronar i një lokali në zonën e Ksamilit.

Policia Sarandë/ Informacion parparak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top