Bota

FOTO/ Ushtria ruse në shënjestër infrastrukturën, dëmtohet metroja e Kievit

Ushtria ruse prej disa ditësh është vendosur më periferi të Kievit, ndërsa synon që ta pushtojë atë. 

Teksa dëmet njerëzore nga lufta janë të mëdha, padyshim që dhe humbjet në infrastrukturë po ashtu. Në një postim në Twitter, autoritetet e metrosë së Kievit kanë publikuar disa imazhe ku shihet se stacioni është dëmtuar.

BBC raporton se shpërthimet me bombat ruse dëmtuan fasadën e stacionit Lukyanivska dhe zyrat e tij.

Lukyanivska është shumë pranë qendrës së Kievit, ndërsa metroja është e mbyllur për shkak të dëmtimit.

foto galeri
foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top