Antidroga e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës konfiskoi 31kg marihuanë dhe vuri në pranga dy persona të dyshuar për shitje droge, ndër ta një shqiptar që kishte hyrë në Kosovë me automjetin e tij.

Antidroga e Policisë e Kosovës e zhvillo operacionin më datë 17 gusht në Komoran të Drenasit, pas hetimeve disamujore.
Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore, pronë e të arrestuarit nga Kosova ku janë gjetur 31 kg marihuanë si dhe makina me targa shqiptare e shtetasit nga Shqipëria bashkë me dy telefona celularë, 1050 euro dhe 13500 lekë.
Me urdhër të prokurorisë së Kosovës është realizuar edhe një bastisje në vendin lokacionin e kosovarit dhe ku është gjetur një makinë e tretë me mbetje të vogla të substancave narkotike.
Të tre të arrestuarit nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në paraburgim për procedura të mëtejme.





