Showbiz

FOTO/ Provokon Oriola Marashi, ekspozon të pasmet dhe ulet në prehrin e Alban Ramosaj

Disa ditë më parë rrjeti filloi të “ziente” për ndarjen e Oriola Marashit nga Eros Grezda.

 Duke qenë se dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin më në “Instagram”, lindën dyshimet e para, se një krisje ka ndodhur në marrëdhënien e tyre dhe mesa duket këto dyshime kanë rezultuar të vërteta.

Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Mirëpo s’ka shumë që Oriola është ndarë dhe menjëherë kanë filluar provokimet e saj, duke publikuar disa foto të nxehta me fituesin e “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj.

Foto është shkrepur pasi Ramosaj dhe të tjera mbërritën në Dubai për të festuar. Ai qëndron ulur ndërsa Oriola Marashi i ulet në prehër duke ekspozuar të pasmet. Në foto duket dhe Agnesa Hadergjonaj dhe Beatrix Ramosaj.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top