Kronikë

FOTO/ Policia e Ferizajt: Ndihmoni në kapjen e këtij personi, akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunonë për kapjen e personit që akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares M.O, të cilën e ka të vdekur në spitalin e Ferizajt dhe u zhduk pa gjurmë.

Në njoftim thuhet: “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .

I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan( Emrush) RIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa: rr: “Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr.3-Ferizaj .

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.”

Image

Viktima: Marigona Osmani:

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top