Kronikë

FOTO/Makina përplas të renë te vizat e bardha,shoferi i jep ndihmën e parë

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.

Bëhet me dije se një auomjet ka përplasur një vajzë të re, teksa sipas raportimeve mësohet se e aksidentuara është në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftohet se drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendngjarja, por ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë të plagosurës, ku dhe është shoqëruar nga policia.

Pritet që policia dhe grupi hetimor të japin njoftimin e plot për ngjarjen dhe të zbardhin shkaqet e aksidentit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top