Jetë/stil

(Foto) I thanë se është shëndoshur sërish, Fifi zgjedh një tjetër metodë për t’u dobësuar!

Fifi mori kritika pak javë më parë nga ndjekësit në rrjete sociale për shkak të kilogramëve që ka filluar të shtojë sërish. 

 Por mesa duket, këngëtarja nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe do vazhdojë të bëjë çmos për ta mbajtur trupin në formë.

Ditën e djeshme, artistja publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, me anë të së cilës zbuloi se i është nënshtruar një tjetër procedure pas balonit gastrik për të rënë në peshë: kriolipolizës.

“Çfarëdo që ka me më ndihmu me u dobësu, do e bëj”, shkroi këngëtarja krahas imazhit. Kriolipoliza është një aparaturë që aplikon temperaturë të ftohtë në zona ku ka dhjam.

foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top