Showbiz

FOTO/ Dalja e parë e Rihannës pas konfirmimit të shtatzënisë

Java që lamë pas ishte padyshim e Rihannës.

Këngëtarja ishte më e komentuara në showbizin botëror, pasi zbuloi barkun e rrumbullakosur duke ndarë lajmin për shtatzëninë e saj.

Image

Ylli i muzikës dhe partneri i saj ASAP Rocky së shpejti do të bëhen prindër.

33 vjeçarja zbuloi se është duke shijuar shtatzëninë e sa të parë në fotot e bëra së fundmi në Harlem.

Image

Mediat sociale ‘shpërthyen’ kur ajo dha lajmin për shtatzëninë e saj në një set fotografik në New York javën e kaluar.

Në fotot, të cilat u shpërndanë nga “MailOnline”, Rihanna tregoi barkun e saj të rrumbullakosur.

Image

Këngëtarja u sigurua që pamja e saj të mos duhej aspak e zakonshme.

Rihanna dhe ASAP Rocky po planifikojnë të martohen në Barbados pas lindjes së fëmijës së tyre.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top