Kronikë

Foto/Ajo ishte duke fjetur, unë vrapova mbi të dhe e godita me thikë…’

“Ajo ishte duke fjetur dhe unë vrapova mbi të, e godita me majën e një thike…”.

Janë këto fjalët tronditëse të 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij 31 vjeç, nënë e një fëmijë 8 vjeç, në Dafni të Greqisë.

Vrasësi shqiptar pritet të jetë sot para hetuesve me qëllim që të kërkojë falje për vrasjen e gruas së tij. Prokurori ka ndjekur penalisht 39-vjeçarin me origjinë shqiptare për vrasje dhe për mbajtje pa leje e përdorim armësh.

Në të njëjtën kohë, detaje rrëqethëse rreth krimit të tmerrshëm dalin në dritë nga dëshmia e vrasësit të gruas në polici. Kështu, duket se gruaja fatkeqe rezistoi dhe luftoi për të parandaluar fatalitetin, por pa ia dalë. Autori i tha policisë, se e vrau gruan e tij brenda shtëpisë së tyre, dhe në fakt ndërsa ajo ishte duke fjetur. Duket se gruaja u përpoq të rezistonte dhe luftoi për jetën e saj, por vrasësi ishte shumë më i fortë se ajo dhe në fund ajo nuk pati sukses.

“Ajo ishte duke fjetur në shpi dhe unë nxitova mbi të. Unë e godita me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së rezistuari dhe të bërtiste, unë u ngrita nga lart”, ka rrëfyer ai.

Gjëja më tronditëse që del nga ajo që ai tha në polici është se gruaja ishte mbyllur shpesh në dhomat e shtëpisë me çelës sepse kishte frikë prej tij. Ai, në fakt, me nxitjen, siç pretendon, të një personi të tretë, mori të gjitha çelësat nga dyert e brendshme të shtëpisë, vetëm në mënyrë që gruaja të mos ikte prej tij.

Ajo ishte duke fjetur kur e qëllova me thikë”, vrasja e 31-vjeçares  shqiptare në Greqi, detajet tronditëse. Familjarët e së resë i turren  vrasësit, policia e mbron - Balkanweb.com - News24
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top