Kronikë

‘Fordi’ përplaset me ‘Audin’ në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan, 3 të plagosur

Tre person kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti sot në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top