Një numër rekord i lopëve të detit kanë ngordhur këtë vit në Florida, kryesisht nga uria, thonë autoritetet e botës së egër

Të paktën 841 nga gjitarët detarë kanë ngordhur midis 1 janarit dhe 2 korrikut.
Kjo thyen rekordin e mëparshëm të vendosur në 2013, kur 830 lopë deti ngordhën pas ekspozimit ndaj algave të dëmshme.
Këtë vit biologët thonë se shtretërit e barit të detit janë duke vdekur për shkak të ndotjes së ujit.
Ata thonë se çështja kryesore është rritja e ndotjes së detit e cila ka shkakton akumulim të algave dhe humbjen e barit të detit.
Instituti i Kërkimeve të Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha se shumica e vdekjeve kishin ndodhur gjatë muajve më të ftohtë, kur lopët e detit migruan në Lagunën e Lumit Indian, ku shumica e barit të detit kishin vdekur.
Ndërsa temperaturat ngroheshin dhe kafshët u shpërndanë përgjatë bregdetit të Atlantikut, goditjet nga anijet u bënë shkaku kryesor i vdekjes muajin e kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare.
Të paktën 63 lopë deti janë goditur dhe vrarë nga anijet deri më tani këtë vit.
