Fjolla Morina ka qenë një ndër personazhet më të komentuar muajt e fundit.

Edhe pse në arrati, këngëtarja ka treguar se vijon normalisht me jetën e saj.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë foto nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Fjolla ka tërhequr vëmendjen me disa poza joshëse, teksa shfaqet me një fustan të zi që i vë në pah format trupore.
Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët e kanë krahasur me Kim Kardashian.
Fotot i ka rishpërndarë dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.
“Gruaja ime e bukur. Kim Kardashian? Jo është gruaja ime“, ka shkruar ai.
Kujtojmë që dyshja i dha fund beqarisë pak muaj më parë në Maldive.


