Sport

“Fino alla fine, Ssssiiiiimmmmm”: Ronaldo i mbyll gojën të gjithëve

“Deri në fund, Ssssiiiiimmmmm”: kështu Cristiano Ronaldo, i cili e pa të gjithë ndeshjen në Bolonja nga stoli, ka festuar në rrjetet sociale kualifikimin në Champions League të Juventusit të tij, të arritur vetëm në javën e fundit dhe falë gabimit të Napolit me Veronën.

Fotoja e postuar, megjithatë, është polemizuese: gishti tregues para gojës për të heshtur të gjithë kritikët, pastaj imazhi i festës në dhomën e zhveshjes së Juventusit në stadiumin Dall’Ara. Një postim që ndoshta mund të jetë gjithashtu një pistë e qendrimit të portugezit edhe në sezonin e ardhshëm.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top