Bota

Finlanda me rritje infeksionesh, por me rënie të pacientëve në spitale

Finlanda ka vendosur një rekord të ri për infeksionet e koronavirusit gjatë një periudhe dy javore.

Vendi regjistroi 174 infeksione për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, raporton Helsinki Times, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në 25 mars.

Të mërkurën u raportuan 844 infeksione të reja dhe 11 vdekje shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 995.

Publikimi raporton se numri i pacientëve të shtruar ka rënë dhe se numri i pacientëve të kujdesit intensiv po zvogëlohet – pavarësisht rritjes së infeksioneve – gjë që i atribuohet infeksioneve të zbuluara tek të rinjtë dhe ata që janë vaksinuar. 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top