Këngëtarja e njohur, Fifi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka publikuar një foto me rrobabanjo.

Ajo ka marrë të gjithë vëmendjen, teksa ka shkruar “E dua trupin tim jo-perfekt”.
Më tej, Fifi ka publikuar dhe një foto tjetër me një mesazh për ata që i shkruajnë me adresa të rreme në rrjete sociale.
“Qe edhe njo per juve Instagramat Fake qe m’doni shume, me percjellni konstant e s’doni me ma shpreh dashnine me emer per mos me m’u rrit mendja”, ka shkruar këngëtarja.
Ajo nuk nguron të tregojë në asnjë moment se ndihet rehat me trupin e saj.


