Lajme

Fenomeni Mevlan, nga jeta e thjeshtë tek termi “Sulltan”

Posted on

E cuditshme por e vërtetë, në një kohë mjaft të shkurtër, një program televiziv ndryshon totalisht dinamiken e jetës në mënyrë kaq të shpejtë. Ndoshta shumë prej jush ende nuk e njihni të kaluarën e Mevlanit, djali i cili është përfshirë në emisionin televiziv “Perputhen” një ndër emisionet më të ndjekur të momentit.

Mevlani na tregon se ka emigruar që në moshë fare të re, lindur në Kavaje ka lënë familjen e tij në Shqiperi për një jetë më të mirë, pothuajse si të gjithë në atë kohë, ku të gjithë kërkonin emigrimin për një mundesi dhe një jetë më të mirë.

Ka bërë një jetë mjaft të thjeshtë, ka provuar disa lloje të ndryshme punesh fillimisht në Itali dhe më pas është zhvendosur në Gjermani, atje ku është ende rezident. Një djalë i thjeshtë, i cili fitoj menjëherë zemrën dhe mbështetjen e plotë falë karakterit të tij dhe mënyrës së shprehjes, mjaft popullor në stilin e tij.

Mevlan Shaba

Personazhi më popullor dhe një ndër më të pëlqyerit, shfaqet në radarin e dy vajzave, Ledjanes dhe Antoneles gjë e cila vlen për tu theksuar, e vendos atë në qëndër të vëmendjes për një kohë shumë të gjatë, aq shumë sa tashmë ka fituar dhe epitetin “Sulltani”

Shpesh herë, është parë dhe në postimet e tij që ju drejtohet fansave me termin po ju flet Sulltani, shpesh herë në disa faqe të ndryshme të cilat e etiketojnë Mevlanin si Sulltan.
Atherë dicka është e sigurte, që fenomeni Mevlan apo “Sulltani” ndryshe, do mbetet për një kohë të gjatë në memorien e të gjithëve.

Click to comment

Më të lexuarat

Exit mobile version