Showbiz

Fëmijët i hapin probleme David Beckham, merret në pyetje nga Guardia di Finanza

Një fatkeqësi e vogël për David Beckham teksa ndodhet me pushime në Mesdhe.

Fëmijët e mitur të ish-futbollistit dhe Victoria Beckham, Cruz dhe Harper, 16 dhe 10 vjeç teksa udhëtonin me ski jet në Amalfi, janë vërejtur nga Guardia di Finanza. 

Edhe pse dy fëmijët e futbollistit kishin mbrotje sigurie ata nuk po respektonin legjislacionin italian i cili parashikon që ato automjete duhet të drejtohen nga të rriturit dhe me licencë detare.

Bregu i Amalfit këtë periudhë është shumë i mbushur me njerëz dhe në fakt Crus dhe Haper nuk u kaluan pa u vënë re.

Dhe nisur nga kjo Guardia di Financia mbërriti në jahtin e David Beckham sipas tabloidit anglez The Sun.

Djemtë u tërhoqën menjëherë në bord dhe filluan “negociatat”. 

David Beckham gjithashtu tregoi disa dokumente, menjëherë pasi i kishte përshendetur me grushtin klasin anti-covid.

Sidoqoftë kësaj iu shtua dhe një selfie midis ish-futbollistit të Manchester United , Milan dhe Real Madrid dhe ushtrisë së Gdf.

 Ishte një diskutim i përzemërt i cili me sa duket shërbeu për të shmangur një ndëshkim të pakëndshëm për familjen Beckham. 

Por nëse ai nuk do të kishte qenë ish-futbollisti i famshëm, a do të kishte qenë ndryshe? 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top