Këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci tha të dielën se amerikanët plotësisht të vaksinuar duhet të mbajnë maska kur udhëtojnë në pjesë të vendit me norma të ulëta vaksinimi.

Fauci, i cili është gjithashtu kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), u shpreh se kishte arsye të forta për të mbajtur maska në ato zona sepse vaksinat nuk janë 100 përqind efektive.
”Nëse e vendosni veten në një mjedis në të cilin ka një nivel të lartë të dinamikës virale dhe një nivel shumë të ulët të vaksinës, jeni mjaft i kujdesshëm për t’u siguruar që do të mbroheni edhe pse vaksinat janë shumë efektive.
Ndwrkohw, drejtori i Qendrws për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Dr. Rochelle Walensky, tha se amerikanët plotësisht të vaksinuar janë të sigurt nga variantet që po qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara.
Walensky përsëriti gjithashtu se qëndrimi i CDC mbetet se amerikanët plotësisht të vaksinuar nuk janë të detyruar të mbajnë maska dhe shtoi se politikat e maskës nuk janë për të mbrojtur të vaksinuarit, ato janë për të mbrojtur të pavaksinuarit.
