Kronikë

Fati i shpëton pasagjerët e furgonit në Pogradec, një Benz u preu befas rrugën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë -Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e një fshati ku një BENZ i ka prerë rrugën një furgoni udhëtarësh me targa të Elbasanit.

Nga përplasja, BENZ-i ka përfunduar në anën tjetër të rrugës ndërkohë që nga goditja kanë pësuar tronditje pasagjerët e furgonit.

Për fatin e mirë, nga aksidenti ka pasur dëmtime vetëm për drejtuesin e BENZ-it kurse tek pasagjerët nuk ka pasur.

Policia po punon për zbulimin e dinamikës së këtij aksidenti.

Duhet thënë se kryqëzimet dhe degëzimet për akset rrugore Korçë- Pogradec  kanë regjistruar aksidente të shumta.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top