Kronikë

Falsifikuan faturat e energjisë, arrestohet inspektori i firmës private, pezullohen 2 elektricistë

Pas gjashtë muajsh hetime, Policia ka vënë në pranga E.A, 33 vjeç, banues në Shkodër, ish-inspektor pranë një kompanie private në Shkodër si dhe ka pezulluar nga detyra, dy elektricistë të OSHEE, V.D, 62 vjeç dhe K. Z, 61 vjeç, banues në Lezhë.

Të tri janë nën hetim në kuadrin e operacionit “Faturisti” dhe akuzohen për falsifikimin e dokumenteve me qëllimin vjedhjen e energjisë elektrike.

Policia e Lezhës njoftoi: “Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-inspektor pranë një kompanie private në Shkodër, si dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe K. Z., 61 vjeç, banues në Lezhë, më detyrë ish-elektricistë pranë OSHEE Lezhë.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë kanë zhvilluar hetimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit E. A., V. D. dhe K. Z., gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë falsifikuar formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kanë kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjisë elektrike nga këto subjekte.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top