Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o ka ironizuar me Lionel Messin. I pyetur në një intervistë për kohën kur luanin bashkë, Eto’o korrigjoi duke thënë se ishte Messi që luante me të, dhe jo ai me Messin.

Sipas kamerunasit e tillë ishte koha dhe atëhere ishte ndryshe, jo si sot.
Gjithsesi Eto’o bashkë me Messin dhe Henry përbënin një treshe të frikshme në kohët e arta të Barcelonës kur blaugranët drejtoheshin nga Pep Guardiola dhe fituan çdo trofe të mundshëm.
