Bota

Është dënuar për vrasjen e nënës dhe vajzës së saj të mitur, përdoruesit e rrjetit kërkojnë lirimin e 21-vjeçarit: Është shumë i bukur për të qëndruar në burg!

Njëzet e një vjeçar Cameron Herri, është dënuar me 24 vite burg, pasi përplasi me makinë Jessica Reisinger-Raubenolt, 24 vjeç dhe vajzën e saj Lillia.

Studenti ishte duke bërë gara me makina me një shok klase, kur përplasi keqas, nënën dhe vajzën e saj. Një gjykatës tha se shpejtësia e tepërt rriti dënimin duke e lënë pas hekurave për 24 vite.

Hashtaget “Cameron Herrin” dhe “drejtësia për Cameron” filluan të bëhen virale dhe të shfaqen në faqet e mediave sociale të mediave lokale, njoftoi Tampa Bay Times.

Në disa postime shkruhet se Herrin është “shumë i lezetshme” për të shkuar në burg pasi 21-vjeçari u deklarua fajtor për vrasje në muajin Dhjetor.

Në fund të atij muaji, kishte mbi 100,000 deklarata në lidhje me Herrin dhe më shumë se 1.7 miliardë shikime në videot e TikTok që lidheshin me të.

Mbi 90,000 deklarata janë hequr dhe rreth 900 llogari janë ndaluar nga platforma. Tëitter tha se përmbajtja në lidhje me Herrin shkelte ‘politikën e tyre të manipulimit dhe spam’.

Një llogari tani e verifikuar TikTok e cila besohet se i përket vetë Herrin ka fituar mbi 2 milion ndjekës pavarësisht se nuk ka asnjë postim të publikuar.

foto galeri
foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top