Bota

Erërat nxisin dy zjarre të reja jashtë Athinës, kreu i Mbrojtjes Civile pëson atak

Të nxitur nga erërat e forta, dy zjarre të mëdhenj shpërthyen të hënën në Greqinë e goditur rëndë, duke shkaktuar alarm për evakuim në fshatrat në juglindje dhe veriperëndim të Athinës-vetëm disa ditë pasi zjarret përfshinë sipërfaqet e mëdha të pyjeve në veri të kryeqytetit grek.

Nuk raportohet për të lënduar, por mediat greke thanë se disa ndërtesa ishin dëmtuar.

Greqia është përfshirë nga qindra zjarre në këtë muaj, pas valës së saj më të rëndë të të nxehtit në dekada, që i la pyjet e saj, hi. Vende të tjera mesdhetare – Turqia, Italia, Algjeria dhe Spanja mes tyre – kanë pësuar probleme të ngjashme.

Shkencëtarët thonë se është i vogël dyshimi se ndryshimi i klimës nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror po nxit këto zhvillime kaq ekstreme të motit.

Zjarri i parë i së hënës në Greqi shpërtheu në mëngjes në rajonin Keratea në juglindje të Athinës, dogji shkurre dhe kërcënoi një park kombëtar në zonën e Sounion. Tre komunitete u urdhëruan për evakuim. Disa banorë lanë dëshpërimisht shtëpitë e tyre, ndërsa vullnetarët me zorra uji dhe degë ndihmuan në shuarjen e zjarreve. Më shumë se 100 zjarrfikës, tetë avionë që lëshojnë ujë dhe 11 helikopterë po përpiqeshin të shuaninzjarrin, i cili dukej se ishte në zbehje deri në mbrëmje.

Kryetari i komunës Dimitris Loukas i tha televizionit grek se autoritetet po hetonin raportet për zjarrvënie. Ai tha se banorët kishin parë dikë në një makinë duke i vënë flakën një kazani plehrash.

Në anën tjetër të kryeqytetit, në veriperëndim, një tjetër zjarr shpërtheu të hënën në zonën e Vilia, duke shkaktuar një alarm evakuimi për tetë fshatra të tjerë. Erërat e forta penguan përpjekjen e shuarjes së zjarrit, me flakët që kërcënuan të përhapen në një mal të pyllëzuar aty pranë.

Ai zjarr po luftohej nga 240 zjarrfikës – përfshirë 143 nga Polonia – të mbështetur nga tetë avionë që hidhnin ujë dhe nëntë helikopterë.

Shërbimi i zjarrfikësve tha se 45 zjarre shpërthyen në të gjithë vendin nga e diela vonë dhe të hënën vonë. Shumica u ndaluan shpejt.

Dy zjarre të mëdhenj në Greqi që filluan në fillim të gushtit, një në ishullin Evia dhe një tjetër në një park kombëtar në veri të Athinës dhe ishin ende të ndezur të hënën ndaj zjarrfikësit po përpiqeshin të siguronin perimetrin e tyre. Në Evia, aeroplanët e bombardimeve me ujë u angazhuan përsëri të hënën për të ndihmuar forcat tokësore.

Të hënën, shefi i mbrojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardalias, i cili koordinon luftën kundër zjarreve, si dhe përgjigjen e vendit ndaj pandemisë koronavirus, u dërgua në një spital të Athinës, ku iu nënshtrua një operacioni të paplanifikuar të zemrës. Një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë tha se operacioni ishte i suksesshëm.

Javët e zjarreve të egra kanë rritur aftësitë e reagimit të Greqisë deri në ekstreme. Rreth 24 vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme dërguan ekipe tokësore, avionë dhe automjete për të ndihmuar. Shumica janë larguar, megjithëse 40 zjarrfikës austriakë mbetën në rajonin jugor të Peloponezit, ku dy zjarre të mëdhenj po digjen prej ditësh.

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top