Rritet numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi këtë mëngjes në rrugën Milot – Mamurras. Pak më herët nga mjeti që kishte rënë në kanal u nxorën pa jetë dy viktima.

Ndërkohë mësohet se polumbarët kanë nxjerrë edhe trupin e pajetë të një tjetër personi që ndodhej në makinë.
“Në vijim të informacionit paraprak, ju informoj se në automjetin tip “Toyota” ku humben jetën 2 shtetas, rezultoi që ndodhej dhe shtetasi Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë, u cili u gjet i pajetë pas kërkimeve intensive nga polumbarët”, thuhet në njoftimin e policisë.
