Gjendet i pajetë në pyllin e fshatit Janjar të Sarandës 65-vjeçari Bekim Brahimi.

Ky i fundit kishte dalë për të gjah i vetëm në pyll dhe dyshohet të jetë sulmuar nga derrat e egër.
Policia dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes. Viktima ka plagë të shumta.
Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave të egër nga banorët e pakët të mbetur në këtë fshat.
