Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi Paulin Harusha.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
