Kronikë

EMRI/ Iu sekuestruan miliona euro pasuri, kush është vlonjati i akuzuar për prodhim e trafik droge. Në 2014 u arrestua në…

Gjykata e Vlorës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të një të akuzuari për prodhim e trafik droge.

Mësohet se ai është shtetasi Ilia Ziu, banues në fshatin Selenicë Vlorë, i arrestuar më parë nga policia pasi është kapur me drogë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr. 3, datë 26.07.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Ilia Ziu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Më 13 tetor 2014 Ziu është arrestuar nga policia në vendin e quajtur “Qafa e Devris në Skrapar, ku pas kontrollit në automjetin tip “Toyota Rav 4”, u gjetën dhe u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike marijuanë, 11670 euro dhe 8000 lekë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top