Kronikë

EMRI/ I vuri flakën parkut kombëtar në Librazhd, në kërkim i riu

Një i ri nga Përrenjasi është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie.

Sipas policisë, i riu Igli Halili, dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur ‘Guri i Dhelprës’, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke shpallet në kërkim policor autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas,  shpallën në kërkim policor shtetasin: I.H., 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.

Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur ‘Guri i Dhelprës’, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Adminstratës dë Zonave të Mbrojtura.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top