Kronikë

EMRI/ I dënuar me 1 vit burg për dhunimin e ish të dashurës, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në pranga ka rënë Robert Bego, banues në Hamil.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të datës 23 nëntor 2021 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Fier

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Robert Bego, 42 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të datës 23.11.2021 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top