Kronikë

EMRI/ Gati dozat e kokainës për shitje, arrestohet 28-vjeçari nga Divjaka në Fier

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap në flagrancë teksa shpërndante kokainë.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Fatjon Naçi, 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Ndërkohë, policia arrestoi edhe 35-vjeçarin Jetnor Kamberaj, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur biçikletën që drejtohej nga shtetasi H. Z. 58 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top