Kronikë

EMRI-FOTO/ U kap në shtëpinë e barit, kush është 27 vjeçari shqiptar

Një shqiptar është dënuar me dy vite burg pasi u kap në një shtëpi bari në Britani.

Mediat britanike bëjnë me dije se shtetasi i dënuar është shqiptari Gani Mucca, i cili jetonte në një dhomë në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis.

27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.

Ai u shpreh se ai ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

Ndër të tjera 27 vjeçari ka deklaruar se kishte qenë aty që nga muaji shkurt dhe kishte hyrë lirisht në territorin britanik.

Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike.

Droga e mbjellë në banesën trekatëshe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 70 mijë pafundëve.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top