Kronikë

EMRI/ Benzi del nga rruga në Fier, ndërron jetë shoferja 19-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen e një të reje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan. 

 Policia njofton se ka ndërruar jetë drejtuesja e një mjeti tip Benz, Xhesika Mjekra, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa ka mbetur i lënduar pasagjeri S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top