Kronikë

EMRI/ Automatik, armë gjahu dhe municion pa leje, arrestohet pogradecari

Eshtë arrestuar nga policia një shtetas në Pogradec.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe municion luftarak pa leje.

I arrestuari është shtetasi Feridon Kuqo.

Ja njoftimi:

Pogradec

Kontrolle të shtuara nga Komisariati i Policisë Pogradec, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe municion luftarak pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Forcat e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top