Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje.

Policia njofton se 72-vjeçari Panajot Janaqi, banues në fshatin Këllëz, ka djegur me lëndë djegëse, benzinë, bashkëshorten e tij.
Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.
Fatmirësisht ajo ndodhet “jashtë rrezikut për jetën”.
