Kronikë

EMRI/ Arrestohet 40-vjeçari nga Belgjika, i gjendet drogë në furgon

Policia kufitare në Shkodër ka arrestuar një person, i cili u kap me lëndë narkotike. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Mario Blomme 40 vjeç, banues në Belgjikë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip furgon të drejtuar nga 40-vjeçari është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Policia thote se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Njoftimi i policise

Shërbimet e Policisë Kufitare në Hanin e Hotit, në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip furgon me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip furgon është gjetur një sasi e vogel lënde narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Belgjikë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Materialet do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top