Kronikë

EMRAT/ ‘Vjedhje, dhunë në familje dhe tapë në timon’, tre persona bien në prangat e policisë

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kurbinit pasi dyshohen për vjedhje, dhunë në familje dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur.

I ndaluar shtetasi Alfred Gjoni, në kerkim policor për vepren penale “Vjedhja “

I arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje “shtetasi Rodolf Rexhepi.

I arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt/gjëndje të dehur ” shtetasi Vladimir Lala.

Njoftimi i plotë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

-Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-A. Gj., 44 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të këtë vjedhur disa vegla punë në firmën ku ishte punësuar.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., 32 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

-Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi V. L., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur, në masën 1.03 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top