Forcat e policisë së komisariatit nr.6 në Tiranë vunë në pranga një person, i shpallur në kërkim prej datës 20 mars.

I arrestuari është shtetasi Renaldo Guarabardhi, 27 vjeç, i cili dyshohet se një muaj më parë qëlloi me armë në drejtim të banesës së shtetasit Artur Koreshit në rrugën “Shaban Bardhoshi”.
27-vjeçari akuzohet për kërkim për veprat penale “Vrasje” e mbetur në tentativë “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ngjarja është regjistruar disa javë më parë.
