Kronikë

EMRAT/ Prostitucioni në Pogradec, policia zbulon si ndaheshin rolet: Në pranga adimistratorja dhe pronari

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me zbulimin e aktivitetit të prostitucionit që u bë ditën e djeshme në një hotel në Pogradec.

Sipas njoftimit publik nga uniformat blu bëhet me dije se janë arrestuar 4 persona mes të cilëve  pronari i hoteli, Renato Capo, 35 vjeç, administratorja Marsida Kurti, 34 vjeçe, dhe dy vajzat që këta të fundit shfrytëzonin për prostitucion, shtetaset: Esmeralda Zefi, 36 vjeçe, M. S., 17 vjeçe.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Pogradec

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Restart”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec dhe Sektori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pogradec, pas një pune hetimore disajavore.

Vihen në pranga 4 shtetas, midis tyre pronari dhe administratorja e hotelit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktiviteteve kriminale të ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Restart”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, banues në Pogradec.

Në bazë të punës hetimore disajavore, provave të grumbulluara dhe kontrollit të ushtruar në një subjekt bar-kafe dhe hotel në Tushemisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit R. C., u arrit të dokumentohej se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasen M. K. (në rolin e administratores) dhe dy shtetaset e tjera, në mënyrë të organizuar lejonin dhe ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në ambientet e këtij hoteli.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasja M. K. nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top