Kronikë

EMRAT/ Ndërtim pa leje në tokë publike, arrestohet pronarja e objektit dhe dy të tjerë në Sarandë

Janë arrestuar nga policia tre persona në Sarandë pasi sipas policisë është konstatuar se po kryenin punime në një ndërtim pa leje.

Njoftimi i policisë:

Finiq, Sarandë

U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohen në flagrancë pronarja e objektit dhe 2 shtetas që po kryenin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve:

Eleni Kaçi, 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit);

Isuf Iisa, 60 vjeç dhe Agron Obzova, 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top