Kronikë

EMRAT/ Lojra me letra për të mashtruar turistët, bien në pranga tre të rinj në Durrës

Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash por janë arrestuar nga policia e Durrësit 3 shtetas.  

Të prangosurit nga policia janë Bruxhino Murati, 28 vjeç, Albi Xhixha, 19 vjeç banues në Shijak dhe Klejdi Dusho, 19 vjeç, banues në Skrapar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas.  

Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët. 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit:

B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit. 

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top