Kronikë

EMRAT/ Kush janë dy policët dhe qytetari i plagosur në Mamurras

Dy policë dhe një qytetar kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Mamurras.

Punonjësit e policisë të patrullës që janë plagosur janë identifikuar si Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj dhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.

Njëri nga policët është plagosur me armë dhe tjetri me sende të forta. Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna për personin tjetër të plagosur, që është dërguar në spital.

Mësohet se dy efektivët e policisë janë plagosur në këmbë, ndërkohë nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ku ka ngritur menjëherë pika kontrolli për kapjen e të dyshuarve

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top