Një vrasje me armë është regjistruar në Peqin
Ngjarja në fshatin Gjocaj.

Ylber Xhahysa 45 – vjeçar ka mbetur i vdekur.
Ndersa autori dyshohet te jetë shtetasi Leonard Bashaliu, 36 vjeç.
Ndërkohë që policia bën të ditur se është arrestuar autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë.
Ja njoftimi i plotë:
Peqin
Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.
Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
