Kronikë

EMRAT/ Konflikt për pronat mes kushërinjve, një i vrarë dhe tre të plagosur në Lushnjë

E rëndë është ajo që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Garunjas të Lushnjës.

Konflikti për pronën i ka marrë jetën 30-vjeçarit Romeo Hasalla, si dhe ka mbetur i plagosur babai i tij Shuaip Hsalla 65-vjeç dhe dy vëllezërit e viktimës, Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, të dy nga 31 vjeç.

Si autorë të dyshuar janë dy vëllezërit e tjerë, Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla, të cilët janë kushërinj me të plagosurit dhe viktimën.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim nga policia, ku po vijon puna për kapjen e tyre. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top