Kronikë

EMRAT/ Kapen 2 armë zjarri, municion dhe 1.3 kg kanabis në Krujë, 6 persona në pranga

Sipas policisë së Durrësit si rezultat i kontrolleve goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve, 2 raste të tjera në fushën e narkotikëve, si dhe kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Polcia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mikel Doda pasi në banesë iu gjetën 2 armë zjarri pushkë dhe të kultivuar fidanë cannabis. Nderdsa Mirosh Nikolla është arrstura për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

I prangosur nga policia në zonën e Krujës është edhe Ali Kurti, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën të kultivuara fidanë canabis sativa. Ndersa Suljeman Hidri u kap pasi gjatë kontrollit në mjet iu gjet 1.3 kg lëndë narkotike canabis.

Njoftimi i plotë

DVP Durrës/Kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve, 2 raste të tjera në fushën e narkotikëve, si dhe kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (pushkë), municion luftarak, 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 6 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e DVP Durrës janë goditur këto raste:

Në Krujë, bazuar në informacionet e siguruara se 1 shtetas posedonte armë zjarri në banesë dhe kishte tendencë për kultivim të bimëve narkotike, strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Krujë, lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasin M. D., 47 vjeç, banues në Krujë dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasin M. N., 48 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. D., në Krujë, ku ndodhej dhe shtetasi M. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pushkë dhe 16 fishekë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së vjetër të këtij shtetasi u gjetën të kultivuar fidanë kanabis.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., banues në Zallë, Fushë Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij u gjetën bimë të kultivuara fidanë kanabis.

Nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve se një shtetas dispononte sende të kundërligjshme me vete, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin S. H., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë. Shërbimet e Policisë në Zallë, Fushë Krujë, pasi kanë ndaluar mjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin S. H., gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1.3 kg kanabis.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top