Kronikë

EMRAT/ Goditën me sende të forta një person, prangoset 51-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia ndërkohë është është shpallur në kërkim vëllai i tij , 36 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë qëlluar me sende të forta 30-vjeçarin A.S. 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Te arrestuarit janë Ndoc Përbibaj, Marin Përbibaj.

“Goditën me sende të forta një shtetas, arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shpallet në kërkim vëllai i tij. Vihen në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Dashos”, në Borsh, ishte goditur me mjete të forta shtetasi A. S., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, nga specialistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit N. P., 51 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi M. P., 36 vjeç, të dy banues në Borsh.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top