Kronikë

EMRAT/ Arrestohen vëllezërit në Skrapar, kishin gati për mbjellje kubikët e kanabisit

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Skrapar, pasi akuzohen se kanë tentuar të kultivojnë lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për Emiljano dhe Ardenis Rama, të cilëve gjatë kontrollit, policia u ka sekuestruar një radio marrëse dhe disa kubikë me fidanë të dyshuar si cannabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Skrapar

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar të tentativës për kultivim. Sekuestrohen fara cannabis dhe një radiomarrëse.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit Emiljano Rama, 39 vjeç dhe Ardenis Rama, 35 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Barçë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve. Gjithashtu, në banesën e shtetasit Emiljano Rama u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top