Disa ditë më parë, policia italiane bëri të mundur arrestimin e një karteli droge të përbërë prej shtetasve kolumbianë, italianë dhe shqiptarë.

Sipas të dhënave, dy prej personave të cilët u shpallën në kërkim përkatësisht, Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, në telefonatat që kanë bërë kanë përmendur edhe emrin e Moisi Habilajt i cili njihet për përfshirje të mëparshme në këto lloje aktivitetesh kriminale.
Ditën e sotme, autoritetet italiane, kanë arrestuar të dy shqiptarët e shpallur në kërkim, të cilët po lëviznin me dokumenta fallco dhe u kapën në një zonë pyjore në përpjekje për t’u kthyer në Shqipëri. Sipas burimeve, policia i identifikoi të shpallurit në kërkim me anë të shenjave të gishtave.
Në përgjimet e bëra, trafikantët përmendnin edhe përfshirjen e organeve shtetërore shqiptare në trafikun e drogës, ku thonin se 10% të fitimeve i merrte shteti shqiptar.
